INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Einxhel nuk duron më, zbulon arsyen pse nuk flet me Donaldin as jashtë Big Brother

Einxhel nuk duron më, zbulon arsyen pse nuk flet me Donaldin as jashtë Big Brother

Publikuar më: 10:36 26-01-2022

ig Marrëdhënia mes Einxhelit dhe Donaldit ka qenë shumë e acaruar. Edhe pse pikënisja e zhgënjimit për Einxhel është pas eliminimit të Dagz dhe mos shpëtimi në zinxhir, mesa duket një debat jashtë shtëpisë e ka bërë Einxhel që të zhgënjehet për herë të dytë me Donaldin.

Mbrëmjen e sotme ajo ka treguar se hera e parë që është zhgënjyer ka qenë pas një bashkëpunimi që nuk ka shkuar mirë mes saj dhe Donaldit jashtë shtëpisë.

Einxhel: Kam patur një bashkëpunim me Donaldin që nuk më ka pëlqyer. Fjalët që ka thënë nuk ishin koherent me veprimet. Po kështu ka vepruar dhe këtu brenda.

Donaldi: Thuaje te përballemi me situatën

Einxhel: Ti po të doje të përballeshe, ishe përball që jashtë nuk e mbyllje me një bllok. Ti nuk ke respekt për njerëzit që bashkëpunon, nuk ke respekt për shokët, për njerëzit këtu brenda. Ti këtu më ke dal po aq fallco sa je dhe jashtë.

Donaldi: Ti lëpin ku pështyn

Einxhel: Unë jam një vajzë e madhe dhe e pjekur

Donaldi: E madhe dhe e pjekur? Nuk je e pjekur, nuk je.

Einxhel: O Donald ti nuk di të ndërtosh as marrëdhënie sentimentale, as marrëdhënie shoqërore, as marrëdhënie pune, as marrëdhënie loje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047