INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Einxhel përballet në emision me motrën e Dagz, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës ‘kunatat’!

Einxhel përballet në emision me motrën e Dagz, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës ‘kunatat’!

Publikuar më: 18:33 08-03-2022

Lidhja e Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po vazhdoj jashtë programit si duket për mrekulli.

Çifti po shihen kudo bashkë me njëri-tjetrin dhe në çdo dalje reflektojnë shumë dashuri.

Së fundmi finalistja e Big Brother është përballur në “Wake up” me Aurorën, motrën e të dashurit të saj.

Vajzat tregojnë se janë shumë të afërta pasi janë të ngjashme në karakter.

Aurora tha se ngjan shumë me të ndaj e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagz-in. Ajo gjithashtu shprehet se e ka ditur që nga fillimi se do të kishte diçka mes tyre.

Aurora: Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë diçka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do ketë diçka. Duke patur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe ashtu siç e interpretoj unë është e vërteta. Einxhel shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë e thoja më thonin shumë romantike.
Ndërsa Einxhel e falenderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë dhe për çdo fjalë që ka thënë.

Einxhel: Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin, e falenderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që okej ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes time si dhe ka vlerësuar forcën time.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494