INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Einxhel tregon motivin e vetëm që do e ndante nga DAGZ

Einxhel tregon motivin e vetëm që do e ndante nga DAGZ

Publikuar më: 11:26 26-10-2023

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz formojnë një prej cifteve më të dashur për publikun shqiptar, teksa moderatorja dhe partneri i saj shfaqen kudo bashkë, sigurisht së fundmi edhe të shoqëruar nga djali i tyre, megjithatë ekziston një arsye që ata do mund të ndaheshin dhe këtë ish-finalistja e "BBVIP" e ka bërë mjaft të qartë.

Kështu, në një postim të fundit në InstaStory, nga një "date" që kishin organizuar, Einxhel tregon se Dagz nuk është aspak i përqëndruar tek ajo, por tek telefoni. E "indinjuar", por me shumë humor, moderatorja i ka bërë një video, ku Dagz duket teksa luan dhe thotë:

“Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi. Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek ato makineritë, luaj tamam të paktën. Ta di që po më lë për bixhoz se aty nuk fiton asgjë. Bixhozxhi.."

 

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627