Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Einxhel Shkira, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emsionin “Why Not” ku ka sqaruar të vërtetën rreth sherrit që ndodhi mes saj dhe Donald Veshajt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës Einxhel tha se në kohën që nisën debatet, ajo nuk ishte në një gjendje të mirë psikologjike pasi sapo kishte operuar krahun.
Kujtojmë se në një debat me Donaldin brenda “Big Brother VIP”, Einxhel tha se kishte punuar në disa televizione dhe nuk ishte paguar. Një nga televizionet e përfshirë në bisedë ishte edhe “Ora”.
Einxheli u shpreh se në ato momente nuk e ka logjikuar pjesën që nuk ka punuar asnjëherë tek “Ora” por ka qenë tjetër televizion – “Abc News”
Ish-banorja tha se ishte ndjerë keq që e gjithë situata ishte ngatërruar.
“Nëse do kenë vazhduar ta ndiqnin këtë fragment, po këtë ditë, po këtë moment. Unë mbasi kam thënë këtë gjë sepse e kisha dëgjuar nga ‘Ora’ pra unë kam qenë pas operacionit njerëz, anestezi morphinë çdo lloj qetësuesi të mundshëm. Gjatë debatit më është thënë ‘të kanë hequr nga Ora’ në mendjen time ka qenë ora nuk ka qenë në televizionin dhe mbasi kam folur me Arjolën kam thënë nuk kam punuar ndonjëherë tek ‘Ora’ faktikisht ka qenë ‘Abc’ aty ku kam punuar. Pasi ndodhi pandemia secili shkoi në punët e veta dhe emisioni u ndërpre. E kam mirëkuptuar atë pjesë, situata ishte e vështirë për të gjithë. Por që për momentin është thënë ‘Ora’ nga ai, unë kam qenë në një tension dhe gjendje shumë të rëndë fizike dhe psikologjike dhe unë nuk e kam kalkuluar fare që shiko se unë tek ‘Ora’ nuk kam punuar kurrë.”- vazhdoi ajo.
“Më vjen shumë keq që ka pasur kaq shumë reagime sepse ka qenë shumë e thjeshtë për të thënë që ka qenë një lapsus sepse nuk kam punuar kurrë dhe nuk gjej asnjë motiv pse unë duhej të shpikja që kam punuar tek ‘Ora’ dhe s’më kanë paguar apo përse duhet ta merrnin për bazë atë që tha Donaldi që ishte një gënjeshtër përpos kësaj, që përmendi televizionin sepse nuk është ai që e din se në sa televizione kam punuar. Ai në nervozizëm e sipër ka thënë ‘Orën’ pa e ditur që nuk bëhet fjalë për të dhe është bërë ky gabim”– përfundoi moderatorja.