INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ej maturantë sforcohuni pak, rregulloni mesataren! Këtë vit është rritur pragu për pranimet në universitete

Ej maturantë sforcohuni pak, rregulloni mesataren! Këtë vit është rritur pragu për pranimet në universitete

Publikuar më: 10:44 27-05-2019

Vetëm kjo javë ju ka mbetur maturantëve që të mbyllin shkollat e mesme dhe të nisin procesin e gjatë të provimeve. Ndaj ne ju këshillojmë të bëni “natën ditë” dhe të përmirësoni sadopak mesataren, pasi këtë vit për t’u pranuar në universitete ajo është rritur. Nëse do konkuroni për degët e mësuesit bëni kujdes, pasi mesatarja e viteve të gjimnazit nuk do jetë më 7, por 7.5. Ndërsa është rritur dhe mesatarja për të gjithë degët e tjera. Ajo nga 6 që ishte bëhet 6.5. Rritja e mesatares mund të penalizojë shumë të rinj, pasi nuk ka sesi ata të bënin këtë parashikim që në vit të parë.

E jo më kot ekpertët kanë ngritur herë pas herë zërin që kur bëhen ndryshime ato të nisin nga nxënësit, që janë në vit të parë gjimnaz dhe jo kur kanë kaluar pjesën më të madhe të viteve të shkollimit. Pasi për shkak të ndryshimeve kaq të shpeshta ata nuk kanë mundësi të marrin masat në kohë dhe të luftojnë për një mesatare më të lartë.

Këtë vit kanë ndodhur dhe ndryshime të tjera. Maturantët do të testohen vetëm në një lëndë me zgjedhje, por përmbajtja do të jetë më e thelluar se më parë. Provimet e maturës do të nisin 7 qershor dhe do përfundojnë në 24 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588