I ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ ishte këngëtari Devis Xherahu. Ai ka zbuluar gjatë intervistës si një greke shumë e pasur e cila punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku, dhe në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij.
“Ajo sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe? Sigurisht që unë si korçar që jam, e anashkalova me shumë lezet dhe pa e ofenduar”, tregoi Devisi.