Helikopteri i Ministrisë së Brendshme duket se është kthyer në helikopter guidë për të gjithë ata që dëshirojnë në shohin të mbjellat e cannabis sattiva për këtë vit.
Pas gazetarit të "The Economist" Tim Judah, apo dhe gazetarëve shqiptar të kronikës, tashmë Saimir Tahiri duket se “të mbjellat” për këtë vit duhet tua tregojë dhe deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Anëtarët e mazhorancës të komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë parë nga afër parcelat me cannabis sativa në Pukë. Ata kanë ndjekur aksionin anticannabis të Policisë së Shtetit, ndërsa kanë mbërritur në këtë zonë malore me helikopterin e Ministrisë së Brendshme.
Saimir Tahiri në facebook:
"Live në Gjegjan të Pukës! Me kolegët e Komisionit të Sigurisë në operacionet e policisë kundër kanabis!
Edhe deputetët, nuk kanë mundur ti rezistojnë fotografive në “arat me cannabis”, mbase si dëshmi që në Shqipëri ka cannabis, por ka edhe polici që ndërhyn!