INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ekathimerini”: Ja pse u hodh Marnikollaj nga kati i 2, po tensionon marrëdhëniet mes dy vendeve [FOTO]

“Ekathimerini”: Ja pse u hodh Marnikollaj nga kati i 2, po tensionon marrëdhëniet mes dy vendeve [FOTO]

Publikuar më: 10:16 19-08-2016

Pas reagimit të policisë Greke, mbi vdekjen e 29 vjeçarit nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, në rajonin e policisë së Athinës ka mbërriturn dhe reagimet e para në shtypin Helen.
Gazeta “Ekathimerini” në Greqi i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit nga Lezha, pasi në shqipëri u hodhën dyshime se vdekja erdhi pas dhunës barbare nga policia helene. Familjarët e tij kanë akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë policinë greke, ndërsa thanë se kjo ka qënë arësyeja se përse 29 vjeçari është tentuar të varrosej pa dijeninë e familjave të tij në Athinë.
Në artikullin e saj, gazeta Greke është e drejtpërdrejtë kur thotë se pikërisht reagimet e palës shqiptare po kërcënojnë marrëdhëniet mes të dy vendeve.
“Ekathimerini”:
“Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në fillim të muajit në rajonin e policisë në shtetin grek po kërcënon tendosje të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujari Nishani për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke”.
Ashtu siç raportoi një ditë më parë policia greke, edhe në gazetn “Ekathimerini” thuhet se 29 vjeçari është hedhur nga dritarja në stacionin e poliocisë. Por në këtë gazetë, zbulohet për herë të përë, sipas kësaj gazete, dhe arësyeja se përse Marnikollaj u hodh nga kati i dytë.
“Ekathimerini”:
“29-vjeçari, i cili ishte dënuar me tetë vitë burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit policor, kur ai u përball me akuza të tjera për krime”.
Gazeta “Ekathimerinit” ka cituar dhe avokatin grek të punësuar nga vëllai i viktimës, i cili sipas kësaj gazete ka thënë se nga raporti i autopsisë nuk tregohen shenja të torturës.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479