Kompania Apple ka angazhuar një ekip të inxhinierëve biomjekësor si pjesë e një iniciative sekrete, për të zhvilluar sensorë për të trajtuar diabetin. Kjo iniciativë fillimisht ishte parashikuar nga bashkë-themeluesi i Apple, Steve Jobs. Lajmi është bërë i ditur nga mediat të cilat i referohen burimeve të tyre ndërkohë që zëdhënës të Apple nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje. Inxhinierët mendohet se janë duke punuar në një zyrë të papërshkrueshme rreth 15 milje larg nga selia e re e kompanisë Apple në Cupertino të Kalifornisë. Studiuesit po zhvillojnë bio-sensorë për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak. Aktualisht kjo përfshin marrjen e mostrave të rregullta, të gjakut duke nisur nga një test i thjeshtë. Lajmi vjen në kohën kur vija ndarëse ndërmjet farmaceutikës dhe teknologjisë është duke u zhdukur, ndërsa kompanitë po bashkojnë forcat për të trajtuar sëmundjet kronike duke përdorur Pajisje të teknologjisë së lartë që kombinojnë biologjinë, software-in dhe harduerin.