INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipet e moshave/Drejtori i ri teknik, Mustadengiç: “Tani kemi vendosur rregulla, dërgimi i 2-3 lojtarëve në kombëtaren A çdo vit synim kryesor ”

Ekipet e moshave/Drejtori i ri teknik, Mustadengiç: “Tani kemi vendosur rregulla, dërgimi i 2-3 lojtarëve në kombëtaren A çdo vit synim kryesor ”

Publikuar më: 13:51 27-11-2018

Xhemal Mustadengiç do të jetë drejtori i ri teknik i ekipeve të moshave të kombëtares. Ish-trajneri i mëparshëm i kombëtares shqiptare me eksperiencën e gjatë në botën e futbollit, ka marrë përsipër detyrën e vështirë të riorganizimit dhe funksionimit të zinxhirit të moshave, me shpresën se ky do jetë edhe një shembull për ekipet e tjera të kampionatit shqiptar.

Në prezantimin e trajnerëve të rinj, Mustadengiç foli për secilin prej tyre dhe për planin e masave që pritet të marrë:

“Trajnerët duhet t’i imponojnë autoritet lojtarëve dhe të kenë një mënyrë të qartë të shpjeguari të gjërave që ata kërkojnë prej tyre. Ata duhet të jenë drejtues dhe të krijojnë atmosferën e përshtatshme për zhvillimin e lojtarëve. Personat që kam zgjedhur për mua janë njerëz të aftë dhe që i njoh personalisht, për ta çuar përpara këtë frymë.”

“Për mua më e rëndësishmja është të jemi të ndershëm, me veten, me lojtarët dhe me rregullat e reja. Trajnerët këtej e tutje nuk do kenë problem me mua, por me sistemin e rregullave. Të zbatojmë rregullat, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta dërguar përpara kombëtaren.”

Për Mustandegiç më e rëndësishmja është dërgimi i 2-3 lojtarëve në vit tek ekipi i kombëtares A, sesa kualifikimi i ekipeve në eliminatoret apo në fazën e grupeve. Sipas tij, nëse arrihet ky objektiv ai do jetë më se i lumtur.

Gjithashtu Mustadengiç theksoi faktin se e gjitha kjo ishte një proces ose më saktë një cikël, i cili patjetër do kohën e vet. Strategjia sipas tij, do të ndryshohet njëherë në 4 vjet. Por, një objektiv më afatshkurtër është dërgimi i të paktën 1 lojtari në vit tek kombëtarja A.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271