Një vjedhje e pamohueshme pasi bëhet fjalë për një kopje identike!
FC Martigues, ekipi i Championnat National, që është liga e tretë franceze, është “frymëzuar” logo e ekipit milanez. Ngjashmëria është në kufinjtë e të çuditshmes pasi gjithçka ndryshon janë ngjyrat dhe një shkronjë në të.
Duket se pavarësisht faktit që Inter nuk po kalon një nga periudhat më të mira në historinë e saj, stema e vizatuar nga piktori Muggiani në vitin 1908 mbetet një nga më të kopjuarat. Martigues është vetëm ekipi i radhës që merr shembull nga Inter.Më parë ishte një tjetër skuadër e kategorisë së tretë franceze e cila ndryshoi stemën pas kërkesës së shoqërisë milaneze për vjedhje të imazhit.
Jo vetëm ekipet franceze, por edhe një amerikan duket se ka rënë në dashuri me logon e ekipit italian. Bëhet fjalë për New York City FC, stema e së cilës ka gjithashtu ngjashmëri shumë të madhe me atë të Inter.