Mesfushori i Kombëtares është përfshirë edhe një herë në thashethemet e afatit kalimtar. Sezoni i parë me Vitesen konfirmoi vlerat e talentit kuqezi, i cili tani është një ndër emrat për të cilët Ajaxi i Amsterdamit që ka në dispozicion një fond prej 35 milionë eurosh.
Futbollisti i Kombëtares shihet si një alternativë e vlefshme për të zëvendësuar Arkadiuz Milik, që është në orbitën e Napolit. Sipas mediave holandeze, Ajax nuk do që të humbasë kohë dhe, përpara se të nisë sezoni, do kërkojë që të afrojë në skuadër një futbollist për të mbuluar rolin e mesfushorit. Për këtë, “De Telegraf” ka bërë me dije se largimi i Milikut drejt Serisë A hap një vend në skuadrën holandeze, ndërkohë që për zëvendësimin e tij do të ketë një fond të konsiderueshëm në dispozicion.