Giovani Malago ka konfirmuar se ka rinovuar kontratën me Davide Astorit dhe se pagesa e të ndjerit do ti kalojë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Ish kapiteni i Fiorentinës ishte lojtari i dytë më i paguar i ekipit me rreth 1.3 milion euro në vit.
Ekipi i Fiorentinës dhe i Cagliari, dy ekipet ku ka luajtur Astorit kanë vendosur të tërheqin fanellën me nr 13 të Davide, një mënyrë kjo për të nderuar mbrojtësin.
Fiorentina ka shpallur tashmë që autopsia e Astorit do të zhvillohet ditën e martë më 6 mars.
Trupi i futbollistit do të rikthehet në Firence të mërkurën, dhe do të dërgohet në krematorium,.
Varrimi do të bëhet të enjten më 8 mars në Basilica të Santa Croce, në orën 10 të mëngjesit.