Lorik Cana nuk do ta vazhdojë karrierën te skuadra franceze Nantes. Lajmi është konfirmuar dje nga klubi francez, ndërsa kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është në kërkim të skuadrës së re.
Informacionet e fundit nga mediat në Shqipëri, theksojnë që gjakovari është pranë transferimit në elitën e futbollit kinez.
Emri i skuadrës nga Kina nuk është bërë i ditur ende, por zhvillime vendimtare pritet të ndodhin para fundjavës.