“Heronjtë nderohen!”
“Chapecoense”, një emër i paharruar tashmë për çdo futbolldashës dhe jo vetëm, pas aksidentit ajror tragjik ku humbën jetën 71 persona, mes të cilëve 19 futbollistë, u shpall zyrtarisht kampion i Kupës së Amerikës së Jugut.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Amerikës së Jugut, në një komunikatë zyrtare. Ishte ekipi kolumbian “Atletico Nacional”, me të cilin duhej të ndesheshin lojtarët që humbën jetën, që i kishte kërkuar zyrtarisht Federatës të Amerikëssë Jugut t’i japë titullin “Chapecoense”s.
Në këtë mënyrë, ekipi brazilian do të kualifikohet direkt për në Kupën “Libertadores” të vitit 2017 edhe Recopan (e ngjashme me superkupën europiane), pikërisht kundër kolumbianëve. Me të vërtetë një gjest për tu vlerësuar.