INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipi negociator bën bashkë Thaçin dhe Haradinajn. Më 8 janar shkon në Bruksel

Ekipi negociator bën bashkë Thaçin dhe Haradinajn. Më 8 janar shkon në Bruksel

Publikuar më: 14:13 26-12-2018

Ekipi negociator për dialog me Serbinë ka zhvilluar takimin e parë me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Në takim janë diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të fazës finale të bisedimeve në Bruksel, që po lehtësohen nga Bashkimi Evropian. Takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri bashkë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Pas mbledhjes kreu i Kuvendit Veseli u bëri thirrje partive opozitare që në proçesin e dialogut të jenë të gjithë bashkë.

“Kosova ka njerëz të që i dalin zot vendit për marrjen e vendimeve. Synimi është i qartë pse shkojmë në dialog - për të na njohur Serbia, për ta marrë ulësen në OKB. LDK e VV të mos na shikojnë neve si faktorë politikë, ata duhet vetëm ta duan Kosovën. Duhet t’i tregojmë Vuçiçit se s’mundet të flasë në emrin tonë, t’i tregojmë se nuk është njeri i moderuar”-deklaroi Veseli në konferencën e zhvilluar pas takimit. 

Presidenti Thaçi tha se do ta mbështesë fuqishëm ekipin negociator në procesin e dialogut. "Dialogu të përmbyllet në përputhje me aspiratën e Kosvës për NATO dhe BE. Ne do vazhdojmë të jemi të fokusuar në qëllimin tonë final dhe madhor, procesi komplet dhe i plotë, bota nuk na pret vetëm ne"-u shpreh presidenti.
Delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë, do të zhvillojë më 8 janar takimin e parë në Bruksel. Ekipi është zotuar për një proces transparent, duke besuar se rezultat i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, anëtarësimi i saj në OKB, BE dhe NATO.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492