Tanimë “News of the Week (Lajmet e Javës)” të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka një prezantuese të re për rubrikën në video. Prezantuesja është ish-analiste e çështjeve politike të rrjetit mediatik “CNN” , sipas raportimit nga BBC.
Kayleigh McEbaby u shfaq në takimin e dytë të kësaj rubrike, ditën tjetër pasi tha se do të largohej nga CNN . BBC thekson se kjo do të shihet padyshim si një goditje e madhe nga Trump, i cili ka qenë në luftë të hapur me CNN dhe të gjitha kanalet “mediatike kryesore” që kur mori mandatin.
Ai akuzon mediat se janë një turp në raportimin e tyre.