INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomi: Bizneset duhet të investojnë në prodhim, eksportet në ulje

Ekonomi: Bizneset duhet të investojnë në prodhim, eksportet në ulje

Publikuar më: 09:46 26-09-2017

Sipas ekspertëve, prodhimi i bizneseve është një faktorë që ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike.

 

“1/3 e eksporteve shqiptare janë burime natyrore, mineralet, nafta, kromi që përbëjnë peshën kryesore. 1/3 janë prodhim fason, që mbështetet kryesisht në krahun e punës. Dhe vetëm 1/3 mbështetet në aktivitetet e tjera prodhuese siç janë bujqësia apo prodhimet industriale”, shprehet Ilir Ciko për Top Channel.

Një gjë  që vihet re nga vetë eksportuesit është problemi tek politikat ekonomike, “Produktet shqiptare ballafaqohen me barriera të tipit jotarifor, qoftë në vendet e rajonit, qoftë në europë. Së dytë produkti produktet shqiptare janë të taksuara edhe kur eksportohen. Së treti nuk ka asnjë politikë nxitëse fiskale, siç kanë vendet e rajonit dhe ato të europës për produktet dhe bizneset eksportuese”, u shpreh Alban Zusi, qendra shqiptare e eksporteve.

Një ide shumë produktive vjen nga Ilir Cikos i cili na tregon se mënyra më e mirë është hapja e tregjeve deh lufta ndaj monopoleve të brendshme. “Ka një dyndje të biznesit ndaj ndërtimit. A është kjo mënyra më e mirë për të shpenzuar këto para në kulla të tjera, apo këto fonde mund të investohen në aktivitevete tjera prodhuese që do rrisnin eksportet dhe do ta bëni Shqipërinë më konkurruese nga vendet e rajonit”, tha Ilir Ciko. 

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322