INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomi: “Investimet e huaja jetike për ekonominë në Shqipëri”, ja çfarë sugjeron profesori i Harvardit

Ekonomi: “Investimet e huaja jetike për ekonominë në Shqipëri”, ja çfarë sugjeron profesori i Harvardit

Publikuar më: 10:31 18-09-2017

Ricardo Hausmann, uron qeverinë aktuale për planin ekonomik të realizuar gjatë këtij 4-vjeçari, ai flet për pikat e suksesit të cilat qeveria aktuale i realizoi me sukses.

 

“Kur qeveria nisi punën në 2013-n, kishte një deficit të lartë, nuk po paguante faturat e saj dhe po akumulonte borxhe dhe pastaj ishte kriza me CEZ-in. Sot këto dy probleme janë zhdukur. Të ardhurat janë të kontrolluara mirë, problemet me OSHEE-në janë zgjidhur, ka investime të rëndësishme në energji dhe vitin që shkoi ky sektor ishte investitori i jashtëm më i madh në vend”,  thotë ai.

Por ai nuk harron të përmendë prioritetet që qeveria duhet të ketë në fokus , për të ardhmen e ekonomisë së vendit,
“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për ta shndërruar Shqipërinë në një vend edhe më tërheqës, për turizmin. Është mundësia e një aeroporti në jug, ka mundësi të zhvillimit të porteve të vegjël, që për arsye historike nuk i ka zhvilluar kurrë, është mundësia të tërheqësh investime në hotele me pesë yje, të udhëtosh në Shqipëri nga ajri është ende shumë shtrenjtë, duhet të ketë politika që të adresojnë këtë problem. Mendoj se mund të bëhet shumë sa i përket teknologjisë për të përmirësuar bujqësinë. Kemi eksperiencën e kthimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia, që shkojnë në fshatrat e tyre dhe merren me bujqësi. Mendoj se qeveria duhet të bëjë përpjekje për të tërhequr industrinë e manifakturës. Ka plot mundësi duke patur parasysh zonat ekonomike dhe industriale, Koplikun, Spitallën, Vlorën dhe dy zona të reja në Tiranë. Shpresoj që qeveria të punojë në këto sektorë, siç bëri me krizën fiskale dhe energjetike”, përgjigjet Hausmann. 

Investimet e huaja janë një faktorë që profesor Haussman nuk i la pa përmendur gjithashtu për të, përmirësimi i ekosistemit të biznesit është një faktorë që ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe mirëqenien sociale. 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105