INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia ndal vrullin, BSH tregon të gjithë faktorët

Ekonomia ndal vrullin, BSH tregon të gjithë faktorët

Publikuar më: 08:17 17-05-2019

Ekonomia shqiptare po e ndal vrullin. Banka e Shqipërisë, duke analizuar disa faktorë, parashikon që ekonomia të jetë ngadalësuar në tremujorin e parë të vitit. Rënia vjen si pasojë e disa faktorëve të fortë që mund të kenë ndikim afatgjatë në ekonomi. 

Prodhimi i energjisë ka shënuar rënie, konstaton BSH, janë tkurrur investimet e huaja dhe projektet e mëdha janë drejt përfundimit. Në kahun tjetër edhe ambienti i jashtëm po përkeqësohet, duke bërë që Banka Qendrore Europiane të shtyjë vendimin për politikën monetare.
Banka e Shqipërisë në raportin e saj mbi politikën monetare për tremujorin e parë të këtij viti, konstaton që rritja ekonomike në tremujorin e parë 2019 do të ketë ecuri të ngjashme me tremujorin e katërt 2018, çka do të thotë se ritmet e rritjes do të jene disi më të ngadalta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka vlerëson që mungesa e prodhimit të energjisë dha një efekt të dyfishtë si në rritjen ekonomike dhe në zgjerimin e deficitit tregtar në tremujorin e parë të këtij viti. Megjithatë, sipas raportit, zhvillimet ekonomike e financiare në vend mbeten pozitive.

Në muajin janar edhe Banka e Botërore paralajmëroi se ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re ngadalësimi. Sipas Bankës Botërore, edhe për periudhën 2020-2021, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme të ndrydhura, mesatarisht 3.5 për qind në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539