INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia në krizë, Basha: Rama po lulëzon biznesin e drogës

Ekonomia në krizë, Basha: Rama po lulëzon biznesin e drogës

Publikuar më: 14:38 31-08-2016

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kushtoi një deklaratë të posaçme për mediat situatës ekonomike në vend. Duke marrë shkas nga ulja e kreditimit, krahasuar me një vit më parë, Lulzim Basha tha se kjo është një shifër alarmante për ekonominë shqiptare.
Lulzim Basha:
“Rënia e kreditimit do të thotë rënie e investimeve, më pak vende pune, më pak konsum, më pak prodhim. Të gjitha shenja se ekonomia dhe biznesi kanë hyrë në ciklin e zi të krizës së madhe. Vetëm në muajt maj dhe qershor 4 mijë biznese ndaluan aktivitetin. Rënia e kreditimit është sinjali më i fortë i mosbesimit dhe panikut që ka mbërthyer ekonominë e biznesin.
Për kreun e opozitës ka vetëm një përgjegjës për këtë situate, dhe ai është kryeministri Edi Rama. Sipas lidershipit të opozitës, ekonomia dhe biznesi sigurisht do të njohin rënie e zvogëlim, sepse duhet të përballojnë dy realitete të paligjshme, ekonominë e biznesin e korrupsionit qeveritar dhe ekonominë e biznesin e drogës.
Lulzim Basha:
Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt falimentimit sepse të gjithë tenderat, koncesionet, pasuritë e paratë e shqiptarëve i marrin një grusht oligarkësh, që janë fitues të paracaktuar si miq të Edi Ramës.
Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt mbylljes së qepenave e në vend të tyre lulëzon biznesi i bandave të drogës të cilët fitojnë miliona euro cdo muaj në mënyrë të paligjshme, dhe kanë licencën e Edi Ramës në këmbim të taksës 30 përqind për çdo rrënjë.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592