INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia në krizë! Në 6 muaj 50% e bizneseve të vogla ulin qepenat

Ekonomia në krizë! Në 6 muaj 50% e bizneseve të vogla ulin qepenat

Publikuar më: 17:26 03-08-2018

Biznesi po kalon një periudhë të vështirë dhe këtë e faktojnë edhe shifrat pranë tatimeve.

Qepenat po ulen njëra pas tjetrës e por mos tu hapur në ditën e ardhshme. Shifrat janë alarmante. Vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti është rritur thuajse 50 % krahasuar me vitin e shkuar, numri i bizneseve që kalojnë në statusin pasiv.

Sipas listës së subjekteve pasive, që përditësohet çdo ditë nga tatimet, në total numri i subjekteve që kanë kaluar në subjekt pasiv për periudhën 3 janar-31 korrik është 8,081. Kjo shënon një rritje të ndjeshme prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton që në një ditë të vetme në vend mbyllen 38 ose 39 biznese.

Në janar ishte numri më i lartë i subjekteve të mbyllura, ndërsa ai erdhi në ulje në dy muajt e fundit.

Por e kundërta ka ndodhur me numrin e bizneset që kalojnë në statusin pasiv. Kështu vetëm në periudhën prill-korrik 2018 rezulton se kanë kaluar në status pasiv 5651 subjekte, me një rritje prej 62% në krahasim me tënjëjtën periudhë të një viti më parë.

Tirana ka numrin më të lartë të subjekteve të mbyllura, ndërsa më pas vijnë të tjera qytete të mëdha Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora.

 

Article Logic
Execution time: 0.0049648284912109