INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekonomia në Shqipëri në kolaps! Pak qytete kanë rritje...[VIDEO]

Publikuar më: 12:18 30-04-2018

Edhe pse nuk kanë munguar investimet në shumë qytete të vendit tonë rritja ekonomike është e papërfillshme. Madje në disa qytete që pritej të ndryshonte ajo është në ulje. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, vetëm në tre qytete në Tiranë, Elbasan dhe Durrës ka një rritje të ekonomisë, pasi ndodhen mbi 40% të sipërmarrjeve që kanë të punësuar afro 60% të totalit. Tirana ka rritje ekonomike me 6%, më pas vjen Durrësi me afro 1% dhe në fund Elbasani me me 0.2%. Zhgënjen jugu i vendi dhe në veçanti qyteti i Fierit, pasi ka një rënie me -3.2% të ekonomisë dhe kjo lidhet me mos vijimin e punës së kompanive të industrisë nxjerrëse. Edhe qytetet e tjera të jugut kanë rënie mestarisht me -1.3%

Shumë dobët paraqitet dhe ekonomia në Qarkun e Kukës, pasi ka peshën më të ulët të numrit të bizneseve në vend afro 1.5 % të totalit për pasojë ka dhe numrin më të ulët të të punësuarve në rang kombëtar. Niveli ekonomik në këtë qytet është ulur me – 0.1%.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773