INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekranet dëmtojnë fëmijët. Ekspertët rekomandojnë 1- 2 orë në ditë para tyre

Ekranet dëmtojnë fëmijët. Ekspertët rekomandojnë 1- 2 orë në ditë para tyre

Publikuar më: 11:44 13-08-2018

Çdo ditë e më shumë oleshentët krijojnë varësi nga rjetet sociale si dhe pajisjet e ndryshme elektronike. Video të shumta tregojnë ndikimin nga këto pajisje. Në fakt të gjithë qeshin, por me sa duket pak e kuptojnë ndikimin negativ të kohës që kalojnë shumë prej nesh sot me smartfonë apo pajisje të tjera të komunikimit elektronik. Sipas studiuesve koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smarfonëve, kompjuterave, televizorëve apo pajisjesh të tjera me ekran mund t'i mësojë fëmijët me një jetë të shtuar me rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen obezë. Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër sesa një deri në dy orë në ditë para ekraneve. Për këtë arsye, Shoqata amerikane e Zemrës (AHA) kërkon prej prindërve dhe organizatave të tjera, që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve. Edhe pse nuk është ende e qartë sesi koha që kalojnë fëmijët para ekraneve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se, ata “humbasin mendjen” dhe ndjenjën e urisë apo të ngopjes, kur janë përpara ekranëve. Prodhuesit e telefonisë celulare “Android” dhe “iOS”, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikacione të reja që të ndihmojnë përdoruesit të reduktojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve. Të njëjtën gjë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0020561218261719