INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekrani do të ketë një tjetër 'Sherlock Holmes'

Ekrani do të ketë një tjetër 'Sherlock Holmes'

Publikuar më: 10:04 29-06-2019

Pasi interpretoi Superman-in në tre filma, Henry Cavill është gati të marrë përsipër rolin e personazhi ikonë Sherlock Holmes.

Nuk ka asnjë projekt të ri dedikuar detektivit më të dashur të ekranit, sepse në fakt bëhet fjalë për personazhin e përfshirë në “Enola Holmes” të “Legendary Pictures”, adaptimi kinematografik i librit me të njëjtin titull nga Nancy Springer.

Sips “Hollywood Reporter”, Cavill do të jetë Sherlock, vëllai i madh i protagonistes së projektit, interpretuar nga Millie Bobby Brown.

Në film do të interpretojë edhe Helena Bonham Carter, që do të ketë rolin e mamasë së Enola Holmes.

Ngjarja do të jetë një thriller dhe pritet të dalë në kinema në vitin 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0024821758270264