Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një ndër çiftet e showbiz-it shqiptar më të pëlqyer në vend. Të dy e nisën karrierën e tyre si këngëtare dhe muzika ishte si një trampolinë për të arritur suksesin që kanë sot. I ftuar në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, Turi ka qenë shumë i sinqertë dhe ka folur troç ku ka treguar se ka këngë të Orindës të cilat ai nuk i pëlqen dhe këtë e thotë pa dorashka. Ai ka treguar se kënga “Oqean” është e preferuara e tij por gjithashtu ka thënë se një këngë e Orindës nuk i pëlqen fare, madje thotë se është kot fare. Shikoni videon më poshtë dhe mund të dëgjoni përgjigjen e Turit./intv.al/