Mjaftoi një deklaratë e Ministrit të Punëve të Brendshme mbi ndalimin e armëve nëpër kripet muzikore, që reagimet të vërshonin.
Ndër to edhe ai i reperit nga Kosova 2PO2, i cili pas postimit të bërë në profilin e tij në Facebook, nuk ngurroi të fliste sërish rreth temës së nxehtë edhe para mikrofonit të IN Tv. I pyetur nga gazetari jonë Albi Isakaj, këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Besnik Canolli, u shpreh se është detyra e politikanëve tanë ajo e edukimit të njerëzve, dhe jo e këngëtarëve të cilët bëjnë art. “Nuk paguhen vetëm për të fyer njëri-tjetrin në parlament” kanë qenë ndër të tjera fjalët e reperit. Ndërkohë si për ta përforcuar akoma më tepër mendimin e tij, 2PO2 ka treguar se klipi i sapopublikuar në bashkëpunim me Unikatil, “Kryt Nalt”, shërben pikërisht për t’i dhënë një shembull pozitiv të rinjve. Të plotë mund ta ndiqni intervistën në linkun e mëposhtëm!