Ky është Adriatik Dosti që shumë e mbajnë mend si një publicist dhe si një gazetar të përkushtuar në fushën e sportit, por që la vendi 19 vite më parë.
E tani është kthyer plot nostalgji pikërisht në vendin ku vite më parë niste një ditë normale pune.
Iu desh të qëndronte në SHBA për pothuajse dy dekada për arsye që vetë ai i zbulon në intervistën e veçant që ka dhënë për IN Tv.
Por jo vetëm, Dosti rrëfen me shumë dashuri se cila është skuadra e tij e zemrës të cilën vazhdon ta ndjek edhe nga kontinenti tjetër.
E gjatë bisedës tonë nuk kursen dhe as disa këshilla për të gjithë gazetarët e rinj.
Me rikthimin e tij, iu solli shqiptarëve dhe dy libra ku shpreh mallin për vendin që i detyruar e la vite më parë.
Intervistoi: Marsilda Qerreti