Një intervistë e dominuar nga sinqeriteti dhe rrëfime ekskluzive ishte ajo e Aurela Gaçe në programin “Euro Beat” me Ermal Peçi. Mos kualifikimi i saj në finale u diskutua shumë në median shqiptare, pavarësisht se pritshmëritë ishin të larta, apo komenteve pozitive nga portalet ndërkombëtare.
E pyetur rreth televotimit dhe faktit sesi dy shtete si Shqipëria dhe Turqia, të cilat ishin më të kuotuara për në finale u s’kualifikuan, Aurela tregon për herë të parë se drejtuesit pranë festivalit kishin zbuluar një marrëveshje mes dy shteteve, të paktën, sipas saj, kështu u tha. Nuk ka dashur të tregoj më shumë, pasi Gaçe po “hapi thesin” shumë gjëra të tjera do të zbulohen.
Ajo i ka rrëfyer Ermalit këtë detaj ndërsa për të tjerat, ka pohuar se do të riflas sërish, mbase pas shume vitesh. Intervista me të ka qenë e gjitha për tu ndjekur, ndaj ndiqeni në videon e mëposhtme: