INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besjan Pesha: “ FMN-ja i tha qeverisë se ky mendim që ke është mëndim idiot” [VIDEO]

Besjan Pesha: “ FMN-ja i tha qeverisë se ky mendim që ke është mëndim idiot” [VIDEO]

Publikuar më: 19:17 12-10-2017

I ftuar në emision “Kolaudim” Besjan Pesha është shprehur shumë i revoltuar kundër qeverisë, ai  akuzon qeverinë se po “vret” biznesin e vogël.

Pesha theksoi se qeveria nuk ka mbledhur taksat e bizneseve të mëdha të cilat kanë shumë fitime, ndërkohë që bizneseve të vogla ua mbledh TVSH-në pa përjashtim. Gjithë gjiroja që bën biznesi i vogël në total mund të jetë nja 300 milion dollarë, ajo për të cilën po loz qeveria sot është, pra duke i futur të gjitha këto bizneset e vogla në skemën  e TVSH-së, është duke lojtur një shumë prej 20 milion dollarë”, tha Pesha.

Ai përmendi gjithashtu se bizneset e mëdhaja janë të favorizuara, duke sjellë si shembull kompaninë ARMO. “Vetëm ARMO e cila drejtohet sot nga Besnik Sulaj që është Beso i Tajvanit , vitin që shkoi nuk i ka paguar shtetit  25 milion euro TVSH”, shtoi Pesha.

Gjithashtu ai akuzoi qeverinë se “vjelja” e TVSH-së për bizneset e vogla ka një kosto të llahtarshme. “Tani  që t’ia marrësh TVSH-në  biznesit të vogël do të kuptojmë që ka një kosto të llahtarshme tatimore. Pse? Sot administrata tatimore përpunon në total 25 mijë deklarata TVSH-je, edhe FMN-ja i tha qeverisë se ky mendim që ke është mëndim idiot”.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998