INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: “Bonbon” kopjohet masivisht, ja si reagon Era!

Ekskluzive: “Bonbon” kopjohet masivisht, ja si reagon Era!

Publikuar më: 13:01 06-05-2016

Era Istrefi shumë shpejt u kthye në një sukses ndërkombëtar me super-hitin e saj “Bonbon” që po bën bujë kudo, përfshirë toplistat e shumë vendeve të huaja.

Por duke u shndërruar në një emër të njohur dhe autore e një super-hiti, ajo hodhi hapin tjetër në muzikë, me gjithë të mirat dhe problemet e rastit. Dhe ndërsa shumë kanë filluar të admirojnë talentin e saj, të tjerë po përpiqen që ta imitojnë atë në një përpjekje për të shijuar pak nga suksesi i bukuroshes 21 vjeçare.

Në këtë drejtim Era duket se ka marrë hapat e një artisteje ndërkombëtare dhe për herë të parë këngëtarët shqiptarë nuk akuzohen se po kopjojnë, por në fakt janë ata që po kopjohen.

Shumë remikse janë realizuar mbi bazën e “Bonbon”, por jo të gjitha janë bërë me miratimin e duhur dhe si pasojë jo të gjitha janë të ligjshme. Duhet theksuar këtu se shumë nga versionet e këngëtarëve të tjerë janë thjesht cover, duke mos marrë asnje të drejtë mbi autorësinë.

Menaxheri i Erës konfirmoi për intv.al se vetëm një pjesë e realizimeve që kanë përdorur super-hitin janë të ligjshme, dhe këtu futen vetëm ato që janë bërë nga dj me famë botërore. Ai shton gjithashtu se këto ditë është parashikuar të bëhet një mbledhje me drejtuesit e Sony dhe Ultra Music për të vendosur se çfarë do të bëjnë në lidhje me këtë situatë.

Po si ndjehet vetë artistja për këtë fakt? Era thotë për intv.al se kur dëgjon këto versione, gjithçka bën është vetëm të qeshë. Ky duket se është i vetmi reagim që të gjitha këto “Bonbon”-e i ngjallin.

Fundja, nuk ka arsye për të menduar ndryshe. Nuk ekziston diçka si publicitet i keq, thjesht publicitet.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982