INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Dafina Zeqiri tregon detajet e lidhjes së saj me Hose-n [VIDEO]

Ekskluzive: Dafina Zeqiri tregon detajet e lidhjes së saj me Hose-n [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 26-06-2016

Dafina zbulon në “Life Stories nga Arjola Shehu” se cili është djali misterioz që shfaqet në Snapchatin e saj! 

Këngëtarja ka rrëfyer historinë e saj me Hose në një intervistë për Arjolën. Për herë të parë në InTv Albania, Dafina tregon më shumë edhe për jetën e saj private.

“Mundohem ta mbaj private lidhjen time, duke qënë se në të kaluarën nuk kam patur shumë privatësi” tregon Dafina e cila ndër të tjera ka zbuluar se të dashurin e saj nga Republika Domenikane, Hose ajo e ka njohur përmes shoqërisë së përbashkët përpara shumë vitesh. Ai e shoqëron Dafinën pothuajse në çdo vend.  Duffie dëshiron shumë që ta mbajë të fshehtë këtë lidhje pasi si artiste që është u shpreh se e ka patur shumë të vështirë që jetën private ta ruajë si të tillë për shkak të të qënit person publik. Edhe pse kishte vendosur që të qëndronte single për një kohë të gjatë, ajo tregon  si ndodhi që dy të rinjtë ranë në dashuri.  “Kemi shoqëri të përbashkët, kemi vite që njihemi dhe as vet nuk e di si ndodhi” tregon me humor e me sportivitetin që e karakterizon, ylli i skenës shqiptare. E pyetur nga Arjola sesa kohë ka që frekuentohet me Hose, Duffy’e tregon se lidhja e tyre zgjat prej një viti tashmë!

Zbuloni më shumë në këtë video:

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777