INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Dashnor Dervishi për arrestimin [VIDEO]

Ekskluzive: Dashnor Dervishi për arrestimin [VIDEO]

Publikuar më: 18:10 14-11-2016

Arrestohen dhe lirohen pasi disa orësh dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare ndërsa ndodheshin në Greqi. Mesditën e se hënës dy shoferët Altin Tafa dhe Agim Asllani  janë arrestuar në Janinë, pasi në automjetin që udhëtonin, ata kishin materiale shkollore, si abetare e libra të tjerë në gjuhën shqipe. Pala greke ka deklaruar se arrestimi i tyre u bë me akuzën e shpërndarjes së materialeve propogandistike. Sipas saj në një nga tekstet kishin harta të Shqipërise së madhe dhe ky fakt ka irrituar palën greke. IN Tv kontaktoi me ambasadorin tonë në Athinë Dashnor Dervishi. Në një bisedë telefonike ai zbardh eksluzivisht për IN TV  gjithë ngjarjen. Ambasadori Dervishi ka dhënë një tjetër variant për këtë ngjarje të rëndë nga sa është raportuar në media. Sipas zotit Dervishi e gjithë ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Greqisë dhe jo në Janinë. Çështja është sqaruar vetëm pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe Ambasadës shqiptare në Athinë.

Ndalimi i dy shoferëve të ministrisë së jashtmë është konsideruar rutinë nga ambasadori. Tekstet po transportoheshin nga shoferët për të ua çuar fëmijëve shqiptar në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439