INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Deklarata e Elvis Naçit dhe organizata e Gylen në Shqipëri, ja çfarë thotë ish numri dy i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi [VIDEO]

Ekskluzive/ Deklarata e Elvis Naçit dhe organizata e Gylen në Shqipëri, ja çfarë thotë ish numri dy i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi [VIDEO]

Publikuar më: 19:10 11-10-2017

Deklaratat e Elvis Naçit për marrëdhënien në çift dhe tradhëtinë bashkëshortore shkaktuan shumë debat në disa studio televizive dhe në rrjetet sociale. Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe ish numri dy i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Ermir Gjinishi. I ftuar në emsionin “Kolaudim” Gjinishi tha se teologët të cilët janë me detyra administrative kur ftohen nëpër studio,nuk duhet të flasin për gjëra që nuk i përkasin fesë, por sipas tij kjo ndodh për arsye të ndryshme si mosha, entuziazmi dhe emocioni, por kjo është një e metë. Ja fjala e tij e plotë:

“Ka një problem, zakonisht kur teologët, imamët që janë me funksione administrative, kur ftohen nëpër studio, nuk ftohen për të bërë analiza që i përkasin jashtë botës fetare, megjithëse janë të hapur. Por zakonisht pyeten për çështje që kanë të bëjnë me religjionin dhe përgjigjet në këtë rast duhet të jenë në konform të dy referencave bazë të fesë, konkretisht fesë islame të cilat janë Kurani dhe tradita profetike. Ne nuk mund të flasim jashtë këtyre dy gjërave kur flasim për nocione fetare apo pozicione fetare, mirëpo ndodh shpesh herë që mosha, arsye të tjera, entuziazmi...Gjatë predikimit të merr edhe emocioni dhe fillon flet, del jashtë kontekstit, sigurisht që kjo është një e metë. Ka një diferencë shumë të madhe midis fesë dhe fetarizmit. Feja ka këto dy burime kryesore, Kurani dhe tradita profetike.”, tha Gjinishi.

Një çështje tjetër për të cilën foli Ermir Gjinishi në “Kolaudim” është organizata e Fetullah Gylen dhe shpjegoi se si ka depërtuar ajo në Shqipëri. Ai u shpreh se personaliteti i Gylen është shumë problematik si një njeri i ekstraduar nga Turqia dhe i akuzuar për grusht shteti. Gjinishi tha gjithashtu se ai ka folur në media për prezencën e organizatës së tij në media dhe e ka denoncuar publikisht por asgjë nuk u mor parasysh nga qeveria. Si u instaluan në Shqipëri? “Komuniteti Mysliman gjatë kohës së Berishës, me një ndërhyrje politike shumë të ulët të cilët unë e kam denoncuar publikisht. Në mënyrë krejt antistatutore dhe ky është një problem shumë i madh.”, tha Gjinishi për “Kolaudim”.

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193