INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Divorcohet Kreshnik Spahiu, ja shkaqet ...

Divorcohet Kreshnik Spahiu, ja shkaqet ...

Publikuar më: 14:26 10-07-2016

Kreshnik Spahiu ka zyrtarizuar divorcin nga bashkëshortja Albana Spahiu. Newsbomb.al mëson se lideri i Aleancës KuqeZi ka vendosur në këtë mënyrë t'i japë fund martesës shumëvjeçare nga e cila çifti Spahiu kanë një vajzë 16 vjeçare.

I njohur për protagonizmin e theksuar mediatik, juristi 45 vjeçar mençurisht prej vitesh ka qënë tepër diskret në jetën private dhe për ta mbrojtur familjen nga sulmet meditike, e ka mbajtuar atë larg ekraneve dhe gazetave. As në rrjetet sociale ku ai shfaqet shumë aktiv nuk mund të gjesh publikime apo fotografi me familjen apo bashkëshorten. I njohur si një ndër politikanët më kontravers Kreshnik Spahiu kish arritur t'i shmangej objektivit mediatik mbi jetën intime.

Ajo çka dihet është vetëm mosha e vajzës dhe profesioni i bashkëshortes si avokate. Zakonisht poltikanët divorcohen kur vijnë në pushtet, por ndryshe nga të tjerët përfshirja e Kreshnikut në politikë dhe 4 vitet e vështira në opozitë mesa duket kanë ndikuar në harmoninë e çiftit Spahiu. Burime nga Dhoma e Noterisë Tiranë konfirmojnë një ndarje me marrëveshje dhe legalizimin pranë Gjykatës së Tiranës. Sipas informacioneve të Newsbomb.al çifti Spahiu nuk ka specifikuar ndonjë konflikt madje duke zgjidhur me harmoni përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj vajzës së tyre 16 vjeçare.Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082