Kanë kaluar 4 muaj nga publikimi i këngës së saj të fundit dhe duket se Enca nuk dëshiron të na lerë të presim më gjatë.
Këngëtarja bukuroshe bëri publik nëpërmjet rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë këngën të re, e cila titullohet “Dreq”. Ndoshta ishte efekti i titullit origjinal, por sidoqoftë ne u bëmë kuriozë dhe kontaktuam me Encën për të mësuar më shumë rreht klipit të ri. Ajo tregoi për intv.al se “Dreq” do të publikohet në muajin mars, dhe le të themi që kënga mban shumë më shumë se sa tregon vetëm titulli.
Ta dini që askush nuk ia hodhi Encës pasi “dreqi” në këtë mes është ajo vetë. Më saktë, “ai”, pasi në këtë mes është gjithmonë një “ai”, e di shumë mirë se nëse do, artistja 20 vjeçare mund të bëhet një dreq kështu bën mirë të mos e provokojë. Kënga është një realizim pop house, i cili është për Encën sa argëtues aq edhe personal. Kjo është mënyra e saj për të dhënë një kundërpërgjigje për gjithçka është thënë për të, në media apo rreth e rrotull. Jo më kot tektsi është realizuar nga Enca vetë në bashkëpunim me reperin Bimbimma, ndërsa muzika nga dyshja e njohur dhe e përhershme Zzap & Chriss.