INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Familjarët e biznesmenit libanez për IN Tv: Si humbi Shqipëria 1 mld Euro

Ekskluzive/ Familjarët e biznesmenit libanez për IN Tv: Si humbi Shqipëria 1 mld Euro

Publikuar më: 18:15 20-09-2016

Disa ditë pas sulmit barbar që iu bë biznesmenit libanez Fadi Mitri në aksin Rinas-Tiranë, ai është larguar nga Shqipëria me një avion privat, i shoqëruar nga familja dhe një ekip mjekësor. Pas largimit të Mitri-t dhe njoftimit të zyrtarëve të kompanisë “Omnix Albania”, një familjar i biznesmenit të dhunuar ka dhënë një deklaratë për IN TV.

Pyetjes nëse do të vazhdojë investimin në Shqipëri ai është përgjigjur kështu:

Jo, anulluan gjithçka. Kishin edhe projekte të tjera në Shqipëri, portin si dhe zona të tjera në Lalëz, investime që kapnin vlerën e 1 miliard Euro. Jo më projekte në Shqipëri.

I pyetur për gjendjen shëndetësore të biznesmentit, familjari i tij u shpreh se atij i duhen të paktën 3 muaj rekuperim jashtë shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508