INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekskluzive Fruthi që po vret fëmijët. Ja sa rrezikohen shqiptarët... [VIDEO]

Publikuar më: 12:02 13-03-2017

Alarmi që ka pushtuar disa muaj më parë Maqedoninë dhe së fundmi dhe Rumaninë në lidhje me përhapjen e fruthit tek fëmijët që shumë prej tyre iu ka marrë dhe jetën komentohet dhe nga mjekët shqiptarë. IN Tv pyeti mjekun epidemiolog pranë ISHP, Artan Simakun në lidhje me mundësinë e përhapjesë së infeksionit po deri tani sipas tij nuk ka vend për panik. Ai sqaroi se e vetmja mundësi e prekjes nga fruthi mund të jetë ajo e “eksportimit” të infeksionit nga jashtë vendit ose nëse një fëmijë emigrant vjen në Shqipëri me këtë infeksion dhe ua ngjit fëmijëve të tjerë, por gjithnjë nëse fëmijët janë të pavaksinuar.
Sipas mjekut Simaku në Shqipëri nuk ka asnjë mundësi që të ketë përhapje të fruthit dhe për këtë ai ka një argument të fortë.
“Ne s’kemi pasur raste fare se kemi mbulesë vaksinale të fruth rubeolës prej 15 vjetësh rreth 97.5% në disa rrethe e në të tjera 100%. E përhapja e fruthit brenda vendit ndodh vetëm nëse mbulesa vaksinale është nën 95%. Edhe në grupet me rrezik si romët bëhet krehje masive duke iu shkuar nëpër shtëpi dhe u aplikohet vaksina. Pra për momentin nuk ka arsye që të rrezikohemi!”, tha për IN Tv mjeku Simaku.

Ç'po ndodh në Rumani?

Ditët e fundit shteti rumun është alarmuar, pasi kanë humbur jetën 17 fëmijë dhe mijëra të tjerë janë infektuar. Epidemia ka rënë që prej shtatorit të vitit 2016 dhe është përhapur në vazhdim. Ministri i Shëndetësisë, Florian Bodog tha se 3400 njerëz janë infektuar me këtë sëmundje.
Sipas tij, asnjëri prej fëmijëve, që kanë vdekur, nuk ishte i vaksinuar. Fëmija i fundit që ka vdekur ishte i moshës 1 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0049369335174561