INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Gazetari shqiptar largohet nga Top Channel! Arsyeja është Dojna dhe Kelvi? [FOTO]

Ekskluzive/ Gazetari shqiptar largohet nga Top Channel! Arsyeja është Dojna dhe Kelvi? [FOTO]

Publikuar më: 18:48 02-11-2018

Ai është një ndër gazetarët më thumbues por edhe ndër të preferuarit e personazheve VIP shqiptarë. Bëhet fjalë gazetarin e njohur Andi Vrapi. E kemi parë më parë në evente të ndyshme ku priteshin VIP-at dhe ai i intervistonte e ngacmonte me pyetjet e tij pikante dhe së fundmi e pamë të moderonte në emisionin 'Pop Culture' në Top Channel, por tani nuk do jetë më pjesë e këtij televizioni.

Sot në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani në IN Tv janë diskutuar ngjarjet më të fundit të showbizz-it shqiptar dhe të huaj. Si çdo të premte të ftuar në studio ishin gazetarët e inlife.al, Megi Bilo dhe Armend Dumbo, ku ky i fundit zbuloi ekskluzivisht për Fun Day se Andi nuk është më pjesë e Top Channel, por shumë shpejt do e shohim në një tjetër ekran shqiptar.

megi_armend.png

Gjithashtu tregoi se ende nuk dihen arsyet e vërteta, por burime të afërta për inlife.al kanë zbuluar se Andi nuk ka patur mirë punët me Dojna Memën dhe Kelvi Kadillin, prezantuesit aktualë të emisionit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707