Pas disa muajsh që nga realizimi i saj i fundit, duket se Dhurata nuk mund të qëndrojë me duarkryq.
Burime pranë artistes konfirmojnë për intv.al se shumë shpejt këngëtarja bukuroshe do të vije me një klip të ri, klip i cili do ta gjejë atë pak më ndryshe se zakonisht. Dhurata kthehet edhe një herë më seksi se kurrë, me një këngë e cila natyrisht flet për dashurinë, por jo në notat që jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo. Ndërkohë që këngët e mëparshme janë përqëndruar më shumë në momentin e flirtit, ku autorja e hitit “A Bombi” është e lakmuar dhe shumë provokuese për “atë”, i cili kërkon t’i afrohet “Edhe Pak’, këtë herë bëhet fjalë për një ndarje.