INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ I madhi Robert Ndrenika fotografohet në zonën e banimit, në Teatrin Kombëtar nisin shfaqjet plot drithërima[FOTO/VIDEO]

Ekskluzive/ I madhi Robert Ndrenika fotografohet në zonën e banimit, në Teatrin Kombëtar nisin shfaqjet plot drithërima[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 20:22 27-07-2019

Gjatë kësaj jave, aktualiteti shqiptar është mbërthyer nga situata konfliktuale për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

4 ditë më parë policia rrethoi zonën për të zbatuar urdhërin e qeverisë, e cila ka miratuar prishjen e godinës dhe ndërtimin e një teatri me parametra modernë.

Kjo ide është kundërshtuar nga një pjesë e artistëve, aktivistëve dhe opozitës, e cila mendon se në këtë mënyrë rrezikohet vlera kulturore e teatrit dhe shkatërrimi i identitetit të qytetit të Tiranës.

Të shumta kanë qenë debatet rreth kësaj teme, për më tepër midis aktorëve, që prej shumë vitesh performojnë në këtë skenë, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendje është deklarata e aktorit të mirënjohur Guljelm Radoja.

Para disa ditësh ai iu drejtua artistit të nderuar, Robert Ndrenika duke e quajtur të shitur, pasi ai është pro prishjes së teatrit.

Lidhur me këtë deklaratë të aktorit, Ndrenika ka treguar për gazetën “Panorama” se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe veç të tjerave shtoi se nuk është mirë me shëndetin.

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën. Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika.

Mirëpo, IN Tv ka siguruar një foto ekskluzive të aktorit të madh, duke pirë një kafe pranë zonës së tij të banimit, pas kaq shumë kohësh që ai nuk shfaqej në publik. Aktori në fillim të prezantimit të projektit ishte kundër prishjes së godinës, po më pas ka mbajtur qëndrim pro, pasi mendon se brezi i ri ka nevojë për një teatër të ri urgjentisht, por ka kundërshtuar në mënyrë radikale që territorit të Teatrit t’i rrëmbehet qoftë edhe një metër në favori të privatëve.

robert_ndrenika.jpg

ndrtenika_2.jpg

Ndërkohë, në Teatrin Kombëtar protesta vazhdon dhe sot po në një formë më ndryshe dhe artistike. Aktori i dashur për publikun Mehdi Malkja ka vendosur në ditën e sotme në skenë një shfaqje, me temën "Marr guximin".

Edhe pse energjia elektrike është ndërprerë në Teatrin Kombëtar, të gjithë spektatorët pjesëmarrës kanë ndriçuar skenën me dritat e tyre të telefonit.

Gjatë performancës së tij, siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Malkja pas performacës nuk i ka përmbajtur dot lotët në skenë, duke emocionuar të gjithë publikun i cili në shenjë respekti u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti.

Article Logic
Execution time: 0.0028409957885742