INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive IN Tv zbardh incidentin e Ministrit Bushati me gardistin

Ekskluzive IN Tv zbardh incidentin e Ministrit Bushati me gardistin

Publikuar më: 09:51 15-07-2016

Një ditë më parë në Presidencë në mënyrë krejt të pazakontë është shtyrë një takim shumë i rëndësishëm nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me ambasadorët. Nga mediat u përfol se shkak është bërë një incident i rëndë mes Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe një gardisti të Presidencës. Madje është përfolur dhe për përplasje fizike mes tyre. IN.TV u interesua menjëherë pranë të dy institucioneve në fjalë dhe në fakt secili nga ta ka një histori të vetën.
Zyra e shtypit e Presidencës, i tha IN.TV se Minisitri Bushati nuk kishte ftesë për të qënë pjesë e takimit, ndërsa ajo e Ministrisë së Jashme ka sqaruar se nuk ka nevojë për ftesë të shkruar se e përmban protokolli, pasi kur ftohen ambasdorë duhet të jetë prezent dhe Ministri i Jashtëm. Edhe pse nuk e thonë ekzakt seç ka ndodhur mes Bushatit dhe punonjësit të gardës, Presidenca nuk mohon që në këtë institucion të ketë ndodhur një incident. Ndërsa Ministria e Jashtme e mohon kategorikisht, që Bushati të ketë patur përplasje me ndonjë punonjës të Presidencës. Madje thonë se kur Bushati hyri në godinë në mënyrë të papritur vetëm iu tha se takimi është anuluar e këtë njoftim morrën dhe ambasadorët nga Drejtori i Kabinetit të Presidencës.
Pas anulimit të takimit, mësohet se Nishani iu ka dërguar ambasadorëve një mesazh ku kërkonte ndjesë për mos mbajtjen e takimit me argumentin se në Presidencë ka ndodhur një incident shumë i rëndë me protagonist Ministrin Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611