INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

EKSKLUZIVE: IN Tv zbulon mesazhet mes Ben Blushit dhe Mimoza Hafizi. Si u “përzunë” deputetët nga vendet ku uleshin në Kuvend [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 27-10-2016

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi dy deputetët e ikur nga Partia Socialiste nuk i kanë ndryshuar vetë vendet ku ulen në Kuvend. Kamera e INTv ju sjell ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ku diskutojnë vendimin e marrë për t’i nxjerrë në fund të rreshtit. Mesazhet janë shkëmbyer në një seancë ku Ben Blushi nuk kishte ardhur ende në parlament, ndërsa Hafizi i ankohet se duan t’i spostojnë afër deputetes Mesila Doda, që gjithashtu ju largua Partisë Demokratike për të iu bashkuar PDIU.
Më tej Blushi përpiqet të ngushëllojë Hafizin për gjestin e ulët që kanë bërë socialistët sipas tij duke e lëvizur nga vendi që mbante prej 3 vitesh në Kuvend. Por duket se inatet brenda PS janë edhe më të thella me dy të ikurit, pasi Hafizi aludon se do ta marrë fjalën në foltoren e kuvendit vetëm kur të doje Valentina Leskaj që drejtonte atë ditë seancën.
Edhe pse në media u fol se Blushi dhe Hafizi u larguan nga kolegët socialistë për të përligjur edhe largimin nga PS, në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Ikja e tyre u shoqërua edhe me reagimin e shumicës që preferoi t’i kishte larg grupit të deputetëve edhe si karrige jo vetëm si mendim.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328