INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EKSKLUZIVE KafeIN/ Drejtori i ARRSH: Ja e vërteta e kontratës për Rrugën e Kombit [VIDEO]

EKSKLUZIVE KafeIN/ Drejtori i ARRSH: Ja e vërteta e kontratës për Rrugën e Kombit [VIDEO]

Publikuar më: 11:10 02-07-2018

Sot në KafeIN në Intv ishte i ftuar drejtori i Standarteve në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Spartak Tarka i ngarkuar me mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore në territorin tone iu përgjigj pyetjeve të shumta të bëra nga Flavio Qarri por edhe nga ndjekësit e programit të mëngjesit.

I ngacmuar për periudhën kur ndodhin ndërhyrjet në segmente të ndryshme rrugore e sidomos Tiranë Durres ai tha se një nga shkaqet e shtyrjes së afatit të mbarimit të ndërhyrjes ka qënë edhe koha e keqe që kaploi vendin.
Z. Tarka ndër të tjera bëri një pasqyrë të plotë të segmenteve rrugore ku aktualisht po ndërhyet për të rritur cilësinë e rrugës por edhe sigurinë. Një statistikë interesante ishte fakti që në Shqipëri vetëm 3% e aksidenteve ndodhin për shkaqe që lidhen me amortizimin e rrugëve që janë në varësi të ARRSH.

Ai i konsideroi drejt mbylljes rrugët e shumë përfolura Tiranë Elbasan dhe bypass-in e Fierit.
Sa I takon çështjes delikate të Rrugës së Kombit, Spartak Tarka e konsideroi të domosdoshme kontratën konçesionare pasi jo vetëm mirëmbatja ka kosto të lartë por edhe ruajtja e standarteve të sigurisë paraqet gjithashtu kosto vështirë të përballueshme.

Një nga faktorët që e bën ARRSH të mbështesë kontratën konçesionare për Rrugën e Kombit është edhe fakti që një kusht I kontratës është edhe mbyllja përfundimtare e ndërtimit të rrugës që lidh Durrësin me Kukësin dhe Shqipërinë me Kosovën.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543