Pak çaste më parë në Borsh të Sarandës ka rënë në rrjetën e një peshkatari një peshkaqen rreth 2 metra i gjatë. Erald Kasaj quhet djali në foto i cili ka qënë pjesë e grupit të peshkimit në kohën kur "grabitqari" ra në rrjet.
Fotoja e peshkaqenit të kapur është siguruar nga INTv.al.
Pavarësisht se nga pamja kuptohet se peshkaqeni nuk është i rritur, sërish fakti se është zënë nga rrjetat e peshkatarëve vetëm 200 metra larg bregut, ka sjellë njëfarë paniku tek pushuesit në atë zonë.
Kjo nuk është hera e parë në brigjet shqipëtare që peshkatarët zënë me rrjetat e tyre peshkanqen.
Uji i ftohtë i jugut dhe thellësia mesa duket kanë sjellë peshkaqenin kaq pranë bregut.