INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Kreu i komunës Bujanoc flet për korrigjimin e kufijve. ‘Kujdes me shqiptarët e Preshevës’ [VIDEO]

Ekskluzive/ Kreu i komunës Bujanoc flet për korrigjimin e kufijve. ‘Kujdes me shqiptarët e Preshevës’ [VIDEO]

Publikuar më: 15:28 09-08-2018

Nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme për shqiptarët e Preshevës, përkundrazi ajo mund të jetë i rrezikshëm për popullsinë shqiptare në këtë trevë. Kështu deklaroi në një lidhje telefonike për IN News kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili thotë se jashtë këtij diskutimi nuk mund të lihet asnjë pjesë e këtij diskutimi.

Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës Bujanoc:
“Edhe Serbia ka dalë me kërkesë për ndryshim të kufijve por ata thonë vetëm për qytetin e Preshevës. Në të vërtetë Lugina e Preshevës është shumë më e gjerë se Komuna e Preshevës, përfshirë Komunën e Bujanocit dhe Medvegjës. Një zgjidhje e mundshme që parasheh vetëm parcialisht të marrë pjesë vetëm Luginën e Preshevës, kjo do të ishte një zgjidhje jo fatlume për shqiptarët këtu. Shqiptarët do të vendosin të shpërngulen, e kjo nuk do të ishte një zgjidhje e dëshirueshme”.
Por zyrtari i komunës së Preshevës, Shaip Kamberi pranon se ka frikë se kjo situatë e tensionuar mes krerëve të institucioneve të Kosovës të përdoret nga Serbia kundër popullsisë në Luginën e Preshevës.
Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës Bujanoc:
“Ne i druhemi mundësisë që Serbia këtë situatë ta shfrytëzojë për represion për popullatën shqiptare këtu. Kjo është një fakt që i druhemi sepse Serbia është e njohur për politikat revanshiste ndaj shqiptarëve. Është me rëndësi dhe duhet që institucionet e Kosovës të harmonizojnë qëndrimet mes tyre, sepse po të shkojmë me qëndrime të kundërta ka pak gjasa që të arrijmë diçka pozitive”.
I vetëdijshme se kjo çështje është pikë e “nxehtë” Kamberi thotë për In Neës se një kërkesë e tillë do të diskutohet në bazë të kërkesave referendare dhe jo të shkëmbimit e territoreve.
Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës Bujanoc:
“Është një pikë delikate që mund të nxisë reaksione represive të Serbisë kur kërkohen këto. Por ne e kemi kërkuar në kuadër të referendumit të vitit 1992, kur janë deklaruar për autonomi politiko-territoriale dhe në rast të ndryshimit të ndryshimeve të kufijve të bashkëngjiten me territorin e Kosovës. Në radhë të parë bashkësia ndërkombëtare ta japë qëndrimin e vet”.
Kreu i Komunës së Bujanocit këshillon që mos të ketë rishikim të zonave të tjera kufitare, pasi ajo mund të ketë një efekt domino në Ballkan.
Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës Bujanoc:
“Ideja e mos ndryshimit të kufijve në këtë rajon ka qenë e bllokuar edhe për shkak të mundësisë të efektit domino në Ballkan, Maqedoni apo në Bosnje që është ndoshta një synim i Maqedonisë. Deri më tani kjo ka qenë një tabu temë”.
Kamberi rrëfen për IN News se kërkesa për trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Preshevë që të diskutohet nga bashkësisë ndërkombëtare ka ardhur pikërisht nga zyrtarët e këtij komuniteti. Ai thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me Prishtinën zyrtare, e ndryshe ndodh me atë të Tiranës, e cila është me pushime.

Article Logic
Execution time: 0.0041468143463135