Ditë tepër të ngarkuara kanë qenë këto të fundit për dy vëllezërit repera Mozzik dhe Getinjo.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri, por për anën tjetër të botës së spektaklit. Vëllezërit Aliu janë përfshirë në një zënkë me producentin Bini pasi nuk e përmendën këtë të fundit në një intervistë ku po rrëfenin se si kishin filluar karrierën e tyre. Producenti në fjalë i cilësoi Mozzik dhe Getinjon si mosmirënjohësa pasi pretendon se i ka ndihmuar ata në fillimet e tyre, ndërkohë që këta nuk e përmendën farë në intervistë për meritat e tij. Por kjo nuk ka mbetur me kaq, pasi edhe artisti i “Premtimet” është kundërpërgjigjur duke thënë se “mirënjohës është për ata që hapën dyer, jo për ata që premtuan shumë çelësa dhe nuk hapën dyer”.
Në këtë debat u përfshi edhe Enca Haxhia nëpërmjet një statusi ku fare rastësisht kishte thënë se personat që urren më shumë janë mosmirënjohësit, e gjitha nën hashtagun “I Made You”. Por ajo vetë tha se ky mendim nuk i ishte dedikuar reperit Mozzik, me të cilin realizoi këngën “Edhe Njo” kur vetë autori i hitit “Dhezu” nuk kishte ende famën që gëzon sot. Ne e besojmë... Po Mozzik çfarë mendon në lidhje me përfshirjen e supozuar të Encës?
Pasi e kontaktuam, ai konfirmoi për intv.al se e beson gjithashtu Encën dhe nuk mendon se statusi i saj i ishte dedikuar atij personalisht. Mozzik hedh kështu poshtë fjalët sipas të cilave dyshja nuk shkonte dhe aq mirë. Kujtojmë se edhe këngët e fundit të Encës janë realizuar nga Zzap&Chriss, producentët e ON Records, shtëpi diskografike ku bën pjesë dhe reperi 20 vjeçar. Pra, jo gjithçka është aq e keqe sa duket.