Vrasja që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e “ish-bllokut” është padiskutim ngjarja më e rëndësishme e ditëve të fundit. I vrarë mbeti Fabian Gaxha dhe për vrasjen e tij është shpallur në kërkim si autor i krimit, Merviol Billo, komando i Forcave Speciale. Krahas detyrës si komando, është mësuar gjithashtu se Billo ishte dhe truprojë private e Elvana Gjatës, i fejuari i së cilës ishte pjesë e përleshjes që solli vdekjen e Fabian Gaxhës.
Por kush ishte Merviol Bilo, i dyshuari kryesor për këtë krim që tronditi Tiranën pak ditë më parë?
Ai ishte një qitës i shkëlqyer i Forcave të Forcave Speciale Shqiptare dhe këtë do e shihni në dokumentarin ekskluziv në orën 12:00 me intervistën e Billos të dhënë për emisionin “Zoom In” në IN Tv.
Billo është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit nëAfrikë, Irak e Afganistan. Si një nga ushtarakët më me përvojë dhe me aftësi të jashtëzakonshme luftarake, Billo është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando.
Në intervistën e tij ekskluzive për “Zoom In” në IN Tv ai tregon sekretin se për të qenë një qitës special duhet “precizion dhe shpejtësi” e siç shihet në video ai demonstron veprimet e tij të shpejta e të sakta si qitës.
Merviol Billo ka kryer me sukses edhe një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për të marrë të kartën regjistruese të një avioni vëzhgues i rrëzuar në këtë zonë malore.