INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

EKSKLUZIVE/ Në shesh për PS e për PD, Dogjani: Pse ndryshojnë dy protestat [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 20-02-2017

Sheshi përballë Kryeministrisë është vendi ku është tubuar më së shumti që prej shembjes së regjimit komunist. Sot në këtë shesh kanë zbritur demokratët, ndërsa rreth 7 vite më parë thuajse me të njëjtë kauzë janë ngujuar në grevë urie socialistët. Protesta e socialistëve “Hap kutitë ose largohu”, ndërsa sot e demokratëve “Zgjedhje të lira e të ndershme” ka në shesh të njëjtin protagonist, deputetin Asllan Dogjani. Ish deputeti socialist, i cili që prej 2013 është deputet i zgjedhur nga votat e demokratëve jep qëndrimin e tij se ku ndahen dy protestat.

Asllan Dogjani:
“Ajo u shu me një darkë tek “Krokodili”, sepse ai ishte manipulator që i futi në grevë njerzit. Ai nuk kishte qëllim për të mos ikur nga kryetar partie. Gjeti një darkë tek “krokodili” për të dalë nga protesta. Skanë asgjë të përbashkët mes dy protestat”.
Edhe në 2011 Dogjani ishte në shesh, ku 4 protestues u vranë gjatë tubimit përballë godinës kryeministrore. Por sërish mendon se dy protestat janë shumë ndryshe, e kjo për shkak të lidershipit.

Asllan Dogjani:
“Ne juristët shohim edhe shkakun dhe pasojën, dhe për protestën e 21 janarit duhen parë shkaktarët, cilët ishin shkaktarët. Ku ndjenji Edi Rama në 21 janar dhe ku ndenji Lulzim Basha? Basha ndenji në krye të protestës ndërsa Rama ndenji tek Hotel Dajti dhe i futi njerzit për ti dhënë hu policisë”.

E famshmja “Darka e krokodilit” i dha fund grevës së urisë së deputetëve socialist në 2010, por sot marrëveshja e vetme poitike duhen të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndeshme thotë Dogjani.

Article Logic
Execution time: 0.0021820068359375