INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive nga Zoom In: Ditët e fundit me Nënë Barbullën

Ekskluzive nga Zoom In: Ditët e fundit me Nënë Barbullën

Publikuar më: 16:44 17-01-2016

Barbulla Pepa ishte një nënë e kërrusur pasi mbarte mbi supe një histori një shekullore, që vështirë se harrohet me shuarjen e asaj vetë. Në fakt Nënë Barbulla, 100 vjeçarja e cila ndërroi jetë në 10 dhjetor 2015 është personazhi I zgjedhur në këtë puntatë të dytë të dokumentarit, Zoom In formati më I ri televiziv në televizionin In TV.

Ditët “e famës” së Nënë Barbullës ishin pikërisht ditët e saj më të mjerueshme. E zbuluar rastësisht nga gazetarët locale Gerta Tusha dhe Edrin Kola, Nëna u gjet në errësirë, e prekur nga aksionet e fundme të energjisë elektrike.  Ekipi i Zoom In ka kaluar me Nënën pikërisht ditët e saj të fundit, brenda kasolles që ndante me kafshët e saj të dashura, dhe errësirës që u thye me një rreze drite vetëm falë ndihmës së Bajron Nikollit,  një djali të ri i cili mësoi historinë nga Italia dhe vendosi ta ndihmonte të moshuarën, pa e parashikuar dot (siç tregon vetë në dokumentar) se ky gjest do ti sillte edhe Bajronit disa “minuta famë” duke e kthyer në pesonazh të mediave shqiptare. Zoom In në këtë dokumentar ka sjellë paralelisht dy histori, Nënë Barbullën në kasollen me një frigorifer dhe vetëm një llampë në tavan, dhe Bajronin, një personazh që e kërkoi me force suksesin në jetë duke kaluar perms një kalvari  vuajtesh dhe dramash të rënda deri në atë pike sa nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të bëhej më i fortë.

Nënë Barbulla

Zoom In ka sjellë ekskluzivisht historinë e Barbulla Pepës nga fshati Fang i Mirditës, nëna 100 vjeçare  e cila mes mjerimit arriti një fund të lumtur, vetëm sepse iu përmbush amaneti që të mos vdesë në errësirë. Përmes investigimit të In Tv është zbuluar se  Nëna shekullore edhe të donte nuk paguante dot faturat nga 14 dhe 17 mijëlekë të rinj, që i erdhën për disa muaj rresht deri sa borxhi i kaloi 300 mijëlekë. Pra 3 milionë lekë të vjetër debi për Nënën e cila siç dëshmon dokumentari jetonte vetëm me një llampë të ndezur, një frigorifer në punë dhe që ëndrrën më të madhe në fund të jetës ishte të merrte aq ndihma sa të blinte një lavatriçe, sepse nuk i lante dot më me dorë rrobat e saj kryesisht të zeza. 

BajronNikolli

Edhe pse jetonte buzë rrugës kombëtare, dhe emri i Nënë Barbullës u përmend nga pothuajse të gjiha mediat në vend, kujtesën e vërtetë për të e pati vetëm BajronNikolli. Zoom In ka udhëtuar në Bergamo ku jeton prej 14 vitesh, Bajronipër të rindërtuar emocionet e një të riu nga Katundi i Vjetër i Rubikut, i cili pasi mësoi rastësisht nga rrjetet sociale, që një njeri, një nënë, ishte braktisur jo vetëm nga fati dhe kishte 3 muaj pa energji, hapi njëkontratë, pagoi borxhet dhe u zotua të shlyente detyrimet e nënës deri në fund të jetës. Bajroni tregon nga Bergamo si kishte ikur 13 vjeç nga shtëpia dhe Shqipëria. Historia plot ngjyra të zymta në familjen Nikolliku në 12 vjet u shënuan 3 vdekje, tragjedi këto që ndikuan thellë te 27 vjeçari, i cili sot i ka dhënë vetes misionin të ndihmojë njerëzit e tjerë duke iu lehtësuar vuajtjet.

Vetë Bajroni tregon për gazetaren Erida Gjermeni tronditjen që pësoi kur dëgjoi fatin e Nënë Barbullës dhe premtimin për tia lidhur energjinë një tjetër familje në nevojë.

Amaneti i Fundit

Amanetin e NënëBarbullës që të mos vdiste jashtë pa drita por në krevatin e saj dhe e ndriçuar, e realizoi Bajroni. Ndërsa Zoom In bëri të mundur një tjetër amanet, duke mundësuar takimin për here të pare dhe të fundit me 27-vjeçarit bamirës. Një udhëtim 951 kilometër, i gjithi në praninë e kamerave për të mos emocionet e asnjë çasti.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223